Ekonomia Online
FUNDIT

Gërvalla shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

Gërvalla shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi dje në një shkollë të Beogradit. Si pasojë një 14 vjeçar, i ka vrarë nëntë persona, tetë prej të cilëve ishin nxënës edhe roja e kësaj shkolle. Në këtë ngjarje të rëndë ishin edhe gjashtë nxënëse dhe një mësuese. […]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi dje në një shkollë të Beogradit.

Si pasojë një 14 vjeçar, i ka vrarë nëntë persona, tetë prej të cilëve ishin nxënës edhe roja e kësaj shkolle.

Në këtë ngjarje të rëndë ishin edhe gjashtë nxënëse dhe një mësuese.

Në reagimin e ministres thuhet se shpreson që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë”, thuhet në reagim.

We send our deepest condolences to the families of the 9 murdered, among them 8 children, victims of a mass shooting in a school in Belgrade. We wish a fast recovery to the injured and hope that tragedies like this to never be repeated.

— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) May 4, 2023

Të ngjashme