Gërvalla: S’kemi marrë ftesë zyrtare për Open Ballkan, skepticizmi i Francës për vizat pritet të ndryshojë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 11:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohjet e reja, bindja e pesë vendeve anëtarë të BE-së për ta njohur Kosovën, iniciativa Open Ballkan dhe liberalizimi i vizave, ishin temat për të cilat foli ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton Ekonomia Online.

Gërvalla tha se bindja e pesë shteteve anëtare po ndodh çdo dit, teksa shtoi se ka progres në këtë drejtim.

E për emërimin e ambasadorëve të rinj, ajo tha se disa prej tyre janë emëruar, e disa prej tyre presin akreditimin nga presidenti i atij shteti ku do të veprojë.

“Çështja e emërimit të ambasadorëve nuk ka përfunduar ende. Disa janë emëruar që një kohë të gjate por që nuk ka përfunduar procesi i akreditimit. Disa kanë filluar punën, ku dy prej tyre në Shqipëri dhe Katar kanë marrë akreditimet e tyre, pra deri në fund të dhjetorit të fillojë punën secili ambasador”.

Tutje ajo foli për bindjen e 5 shteteve anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën. Sipas saj, disa prej tyre ka progres për njohje, përjashtuar njërin shtet me të cilin tha se nuk ka asnjë progres për të njohur Kosovën.

“Jemi në punim te ligjit për diasporë, ku ka nevojë për një përpunim fondamental, pasi që strategjia e saj është e tillë që kërkon një përpunim me të detajuar. Kemi progres të dukshëm. Jemi duke punuar për njohje tjera por edhe nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Në disa prej këtyre shtetet kemi progres, përjashtuar një shtet me të cilin nuk kemi asnjë lloj progresi”, tha Gërvalla.

Për disa tema, Gërvall kërkoi që të flitet pa praninë e medieve, raporton EO. Gërvalla ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që të marrë pjesë në iniciativa si “Ballkani i Hapur”.

“Open Ballkan është tentuar të krijohet. Tema tjetër ka qenë iniciativa e tre liderëve ballkanik, me termin Open Ballkan, kinse paska munguar thellimi i bashkëpunimit në Ballkan. Dhe si Kosovë e kemi thënë se nuk do të jemi anëtarë dhe si e tillë, Kosova nuk ka marrë asnjë mbishkrim të shkurtër apo të gjatë se çfarë është iniciativa Open Ballkan, dhe nuk ka marrë asnjë thirrje për anëtarësim në këtë iniciativë, por vetëm thirrje mediale”, tha ajo, teksa shtoi se pozicioni i Kosovës në këtë iniciativë është i qartë, dhe se nuk do të jetë anëtarë në këtë iniciativë. 

E për liberalizimin e vizave, ajo tha se ka shkëmbime me palën franceze për të përfunduar këtë çështje. Ajo tha se skepticizmi i Francës ndërlidhet me çështjet politike brenda këtij shteti, raporton EO.

“Nga takimi i kaluar nuk është që në aspektin formal kemi rezultat për ta konfirmuar. Nga Sveçla kam dëgjuar se takimi me palën franceze kanë qenë të frytshme, dhe sipas mendimit tim nunë nuk përjashtohet mundësia që të kemi ndryshim të skepticizmit të kësaj çështje. Mendoj se edhe Franca mund të ndryshoje qasje, sepse skepticizmi i Francës ndërlidhet me punën që janë brenda shtetit të saj. Pas zgjedhjeve në Francë, besoj se kjo çështje mund të zgjidhet”, tha Gërvalla.

Të ngjashme