Gërvalla takohet me Orlandon, flasin për zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

????????????????????????????????????
Prishtinë | 30 Mar 2021 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando. Me të është biseduar për bashkëpunimin dypalësh dhe nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e pakursyer të Italisë, dhënë Kosovës, në veçanti për përkrahjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimit në NATO.

“Marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë janë të shkëlqyeshme, mirëpo duke pas parasysh miqësinë e vjetër midis popujve tanë, mund të bëhet edhe shumë më tepër në thellimin e raporteve tona, në fushat të ndryshme, në të mirën e të dyja vendeve tona”, ka theksuar ministrja Gërvalla.

Në takimin me ambasadorin Orlando, ministrja Gërvalla foli edhe për situatën aktuale me Covid-19, si dhe nevojën për ndihmë, në mënyrë që edhe Republika e Kosovës ta luftojë këtë pandemi në hap me shtetet tjera evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme