Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Gjatë këtij takimi, Gërvalla ka njoftuar ambasadorin për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës si dhe zhvillimet aktuale në vend.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ky mision u ka ofruar institucioneve të vendit në vazhdimësi si dhe për gatishmërinë për të kontribuuar në çështje që lidhen me dialogun e brendshëm me komunitetet jo shumicë në Kosovë.
Po ashtu temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë COVID-19.