Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bashkëbisedim në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York me një grup studentësh dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare shqiptare në New York.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u ngrit nevoja për të rritur bashkëpunimin institucional me bashkatdhetarët në mërgatë dhe u diskutuan mënyrat dhe format konkrete në këtë drejtim.
Ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta inkorporuar dijen dhe praktikat e mira të të rinjve tanë në diasporë, në proceset e zhvillimit të shtetit në të gjitha fushat ku ka mundësi dhe nevojë.
Nga ana e tyre studentët dhe të pranishmit e tjerë u interesuan të dinë më shumë rreth politikës së jashtme, prioriteteve qeveritare, bashkëpunimin me pjesëtaret e diasporës e shumë çështje të tjera.