Diplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se rezultatet në sundimin e ligjit dhe reformave kanë qenë shumë të rëndësishme tek shtetet skeptike për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo duke njohur kontributin e qeverive tjera për këtë proces, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 kanë qenë poashtu një mesazh për vendet skeptike, pasi ka sipas saj ka qenë votë kundër krimit dhe korrupsionit.
“Mendoj që më e rëndësishmja çfarë ka ndodhë në Republikën e Kosovës dhe që e ka mundësuar liberalizimi i vizave ka qenë vota 14 shkurtit e vitit 2021… që ka qenë një votë kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Unë mendoj që ai ka qenë mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet që kanë qenë skeptike. Ajo çfarë pasojë më vonë, rezultatet e dukshme në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformimi i institucioneve, progresi i dukshëm në institucioneve tona, por njëkohësisht sundimi i sistemit të ligjit dhe demokracisë, kjo ka qenë elementarja ajo që ka hequr skepticizmin, padashur aspak të injorojë kontributin që është dhënë para nesh, duhet theksuar se sundimi i ligjit dhe reformat kanë qenë shumë të rëndësishme, tek ato shtete që kanë hezituar, ndryshe nuk do të kishte ndodhur liberalizmi i vizave”, ka thënë Gërvalla në Tëvë 1.
Liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Kosova ka qenë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka pasur regjim të vizave në zonën shengen.