Gërvalla viziton Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jeruzalem

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdim të vizitës në Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jeruzalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit.

“Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavionin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysëm fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.

“Kjo vizitë shënon vizitën e parë të një përfaqësuesi të Republikës së Kosovës në qendrën më të rëndësishme në kujtim të Holokausti”, thotë MPJ.

Të ngjashme