Bashkëpunimi ekonomik ne mes Kosovës dhe Kroacisë duhet te jete një nder prioritetet institucionale fale raporteve te mira nga e kaluara si dhe një harmoni politike qe dominon mes Qeverive te te dyja shteteve u konstatua gjatë takimit të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe ambasadorës së Republikës së Kroacisë në Kosove, Marija Kapitanoviq.
U tha se dy vendet kanë memorandume dhe marrëveshje te shumta te bashkëpunimit reciprok ndërinstitucional por tani është koha ku ato duhet te implementohen dhe te jene ne funksion te avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.
“ Kosova ka pese objektiva strategjike drejte ardhmërisë dhe ato janë Evropa, Ekonomia, Edukimi, Ambientalizmi dhe Eksperienca dhe besoje qe te gjitha këto objektiva do te jete me lehte për te u realizuar ne qofte se do te kemi një qasje me pro aktive, qe bashkëpunimi ynë ndërshtetëror te mos jete vetëm marketing dhe fotografi por substancë dhe konkretizim” , theksoi me këtë rast kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gerxhaliu.
Ambasadorja Kapitanoviq falënderoi Oden Ekonomike te Kosovës për kontributin e dhënë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Kosovës dhe Kroacisë e ne veçanti për raportet shume te mira me Oden Ekonomike te Kroacisë.
“ Është e vërtet qe duhet te shfrytëzohen te gjitha mundësitë qe bashkëpunimi ekonomik ne mes te dy shteteve mike te jete prioritet e ne veçanti kur dihet qe Kroacia është nder shtetet e para ne Ballkanin Perëndimore qe i përballoje sfidat e tranzicionit dhe arriti te jete pjese e familjes Evropiane”, tha ambasadorja Kapitanoviq.
Ajo theksoi se ekzistojnë shume fusha apo segmente ku mund te bashkëpunohet por aspekti ekonomik duhet te jete prioritet.
“Ne qofte se e analizoni këmbimin tregtare ne mes dy shteteve tona vërtet është shqetësues. I ngjason një këmbimi tregtar i cili duhet te jete ne mes te dy ndërmarrjeve partnere e jo ne mes te dy shteteve mike. Na gëzon fakti qe Oda Ekonomike e Kosovës luan rol dominant ne avancimin e partneritetit dhe dialogut nder rajonal dhe besoje qe kjo qasje duhet te jete model edhe për institucionet te tjera”, tha ambasadorja kroate.
Ajo theksoi se do të angazhohet që përmes dialogu dhe partneriteti konstruktiv te eliminojmë edhe ato pak barriera ne qofte se ekzistojnë ne mes te dy shteteve me te vetmin qellim qe te gjenden forma te avancuara te bashkëpunimit ekonomik dhe atë jo vetëm ne aspekt bilateral por bashkërisht te janë aktiv ne vende te treta dhe me gjere.
“ Po ashtu do te jem zë i fuqishëm per te promovuar realitetin e krijuar ne Kosove me qellim te përmirësimit te imazhit të Kosovës”, tha ambasadorja Kapitanoviq.