Gërxhaliu: Blerja e kontentit Digitalb nga Telekomi i Kosovës është një marketing politik në dëm të sektorit privat

Prishtinë | 25 Jan 2024 | 08:19 | Nga Safet Gërxhaliu

Grumbullo të hyra nga sektori privat dhe me ato të hyra cenoje fushëvepërimin e sektorit privat!

Euforia politike e këti transakcioni për blerjen e Digitalbit nga Telekomi e vulosi politizimin e këti procesi.

mungesë të rezultateve në ekonomi,arsim, shëndetësi, diplomaci dhe fusha të tjera, storja e Telekomit dhe blerja e Digitalbit tentohet të shitet si storje e suksesit. Edhe opozita inerte por edhe shumë analfabet funksional nuk e kuptojnë se ky është një marketing politik me pasoja të mëdha negative dhe me procese gjyqësore të shumëta.

Blerja e Digitalalbit nga Telekomi si duket është bërë për 1.3 milionë euro për dy vite por kësaj duhet shtuar edhe rreth 1milionë euro që Telekomi duhet të paguaj për pjesën tjetër të kontentit Tring dhe kur ke parasysh se Telekomi i Kosovës ka rreth 14000 konsumatorë në total me mundësi të kufizuara të shpërndarjes së rrjetit optik ky është një projekt as pak rentabil por qëllimi është që të prezentohet si sukses për qëllime politike.

Blerja e kontentit për 1.3 millionë euro por edhe investimet e tjera që po bëhen për mirëmbajtje apo për zgjerim të rrjetit të Vala për të cilin është lidhur kontrata me Erickson nga Zyra në Zagreb për 20 milionë euro, largimi vullnetar i punëtorëve nga puna ku Qeveria i ka huazuar në formë të kredisë afër 6 milionë euro , pastaj Qeveria i pagun taksën që Telekomi i detyrohet ARKEP-it që është afër 10 milionë që i bjen se Qeveria në formë të kredisë apo subvencioneve.

Deri më tani Qeveria i ka dhenë Telekomit rreth 37,5 milionë € të taksapaguesve duke ndërhyrë në ekonominë e lirë të tregut dhe në kundërshtim me ligjin e konkurrencës.

Telekomi i Kosovës sa i përket telefonisë mobile është duke u mbajtur disi me pjesëmarrje në treg me rreth 44.5% sipas numrit të konsumatorëve sipas raportit TM3 të ARKEP-it, ndërsa sipas të hyrave të realizuara është më keq sepse Telekomi merr pjesë në treg me vetëm 38.5% , kurse tek pjesa e telefonisë fikse apo shërbimeve të IPTV, Telekomi është tepër keq edhe me pjesëmarrje në treg edhe me të hyra.

Tregu i telefonisë fikse dhe kabllovike në Kosovë është shumë i mbuluar mirë nga operatorët privat dhe këtu Telekomi i Kosovës e ka betejën e humbur dhe kjo do të vërtetohet edhe njëherë në fund të vitit por Qeverisë po i interesojnë storjet për fushat eventualisht zgjedhore që si duket po afrohen.

Edhe një e dhënë sa i përket IPTV:

Pakoja kryesore e Telekomit me DigitAlb kushton 24.5 euro mujore apo 296€ vjetore,

ndërsa sot zhvillimet teknologjike i kanë tejkaluar ligjet dhe rregulloret në fuqi sepse sot me pak hulumtim në internet një konsumatorë në Kosovë mund të blej kontent me 3000 kanale televizive përfshirë këtu të gjitha kanalet shqiptare në botë (DigitAlb,Tring, të gjitha ligat sportive) dhe të gjitha këto për çmimin 30€ deri në 60€ pagesë vjetore. Përveq kësaj mund të keni edhe pako interneti me shpejtësi më të lartë se 25 megabit/ sec që këtë e ofron vetëm kablli optik,dmth me gjysëm çmimi aq sa e ka Telekomi ka mundësi të blihet i tërë kontenti i Telekomit dhe më shumë se 2700 kanale tjera.

Nuk ka arsye për eufori për rezultate pozitive në Telekom kur politizimi po e kaplon dhe ekonomia e tregut po cenohet.

Padi ndaj këtij procesi të blerjes për momentin nuk ka por do të ketë pasi të kaloj kjo eufori.

Të ngjashme