Gërxhaliu: Diaspora ambasadori i zemrës së Kosovës

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 16:13 | Nga

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka pritur në takim një delegacion të Partisë Demokristiane të Zvicrës takim në të cilin është biseduar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, shfrytëzimin e potencialeve të diasporës kosovare ne këtë vend dhe në veçanti koordinimin e aktiviteteve në përmirësimin e imazhit të Kosovës në shtetin mik të Zvicrës

“Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Zvicrës, shfrytëzimi i potencialeve të diasporës dhe në veçanti koordinimi i aktiviteteve në përmirësimin e imazhit të Kosovës  tek investitorët dhe qytetarët e Zvicrës”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai vlerësoi se janë bërë hapa të shumtë në këtë drejtim por vetë fakti se Kosova ka këtë nivel të zhvillimit ekonomik kërkon gjetjen e formave më të avancuara të bashkëpunimit ekonomik.

“ Besoj që investimet në përmirësim të imazhit, më promovim të sundimit të rendit dhe ligjit , shfrytëzimi i potencialit të diasporës dhe një edukimi i mirëfilltë, jo vetëm akademik por edhe dual do të janë garanci i  uksesit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik”, tha kreu i Odës.

Kosova ka një fat që në Zvicër ka ambasadorët e zemrës, dhe këta janë diaspora kosovare e cila proceseve dhe forcimit të shtetit të Kosovës, përfundoi kryetari Gërxhaliu.

Ai tha se gjatë takimit në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ministri i punëve të jashtme Emanuel Demaj.

Të ngjashme