Mosmiratimi me kohë i buxhetit të Kosovës për vitin 2020 mund të ketë pasoja për ekonominë kosovare.
E nga kjo situatë mbi 90 mijë qytetarë të punësuar në institucione, mund të mbesin pa paga, nëse buxheti nuk miratohet deri në mars të 2020-ës.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se në këtë drejtim mungesa e krijimit të këtyre institucione është duke e goditur Kosovën qoftë në aspektin politik, integrues dhe ekonomik.
Ajo çfarë neve na shqetëson është aspekti ekonomik, ku në mungesë të institucioneve është një anarki në pushtet, është një keqpërdorim i institucioneve është një korrupsion dhe kriminalitet i shprehur në fusha të ndryshme por është sfiduese mosmiratii i buxhetit për vitin 2020″.
“Në këtë drejtim në qoftëse nuk do të kemi deri në mars një miratim të buxhetit atëherë sfidat do të jenë shumë të mëdha, nuk do të ketë paga për të punësuar nuk do të ketë përmbushje të premtimeve të dalura në kampanjën zgjedhore dhe mbi të gjitha kompanitë kontraktuese të institucioneve që kanë kryer punë të ndryshme do të jenë në një minus sepse nuk do të ketë mundësi të iu transferohen apo të ju të ju barten mjetet”, ka thënë Gërxhaliu për EO.
Njohësi i çështjeve ekonomike, u shpreh se nga kjo situatë keqpërdorimi i pozitës zyrtare është më shumë prezentë se herave tjera. E për këtë, ai thotë se kolapsi është i paevituar.
Sipas tij, Kosova do të mbetet mbrapa sa i përket procesit integrues.
“Vet fakti që kemi këtë moskontroll të shpenzimeve kemi keqpërdorim të pozitës zyrëtare të qeverisë në dorëheqje dhe fakti që kemi mungesen e sundimit të rendit dhe ligjit mund të themi definitivishte se Kosova po sfidohet, dhe në qoftëse nuk do të kemi shumë shpejt institucione dhe miratim të, kolapsi është i paevitueshëm që do të jetë edhe një hap tjetër i kthimit mbrapa të Kosovës në vend që të jemi në procese zhvillimore, integruese dhe politike”, ka thënë ai.
Gërxhaliu thotë se janë vetëm dy hapa që i mbesin Kosovës pas arritjes së marrveshjes së partive në koalicion, themelimi me urgjencë të parlamentit dhe me urgjencë të votohet buxheti për vitin 2020, përndryshe sipas tij do të ketë procese të cilat do ta kthejnë Kosovën mprapa.