Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat e komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti.
E për këtë çështje ekonomisti, Safet Gërxhaliu tha se agjenda politike në vend e ka ngulfatë ekonominë e vitit që po e lëmë pas.
Madje Gërxhaliu tha se gjatë këtij viti partneriteti me sektorin privat ka qenë në nivelin më kritik.
“Ekonomia e vitit 2023 ka mbetë në hijën e agjendës politike, një agjendë politike që definitivisht ka ngulfatë shumë procese të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës. Mungesa e stabilitetit politik ka ndiku që Kosova të ketë shumë pak investor të huaj, në të njëjtën kohë kemi pas një vit ku dialogu dhe partneriteti me sektoirn privat ka qenë në nivelin më kritik ku krejtë kësaj i shtohet edhe fakti që kemi edhe mjete të pashfrytëzuara në projekte kapitale. Paramendoni çfarë ka qenë ngulfatja e sektorit privat”, tha Gërxhaliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Derisa theksoi se vetëm gjatë vitit 2023 në Kosovë qytetarët kanë shpenzuar më tepër se 480 milionë euro vetëm në kartelat overdraft.
“Ne nuk e kemi problemin vetëm të kredive që më tepër se 5 miliardë, paramendo në vitin 2023 vetëm në overdraft të kartelave, qytetarët e Kosovës kanë shpenzu më tepër se 480 milionë euro. Prandaj vërtetë është një situatë e cila duhet të jetë një mesazh për institucionet që për ekonominë të bëjnë më tepër, të kuptojnë rëndësinë e sektorit privat dhe vetëm partneriteti publiko privat mund të jetë garancë e ardhmërisë së Kosovës”, shtoi ai.
Ndryshe, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro. Krahas kësaj, rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar.