Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, priti në takim një delegacion nga Egjipti, të prirë nga deputeti Mohamed El Orabi dhe ish-këshilltarin e presidentit Adly Mensur, Ahmed El-Moslemany.
Kryetari Gërxhaliu tha se është i vetëdijshëm për kontributin që ka dhënë Egjipti për Kosovën jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se janë të interesuar të avancohet bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve.