Safet Gerxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka vlerësuar se vizita e emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, është e një rëndësie multidimensionale.
Ai në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës pohoi se mesazhet e Grenell ishin shumë të qarta.
“Vetëm përmes zhvillimit ekonomik një shtet ose një shoqëri mund të arrijë stabilitet politik, stabilitet social, mund t’i përshpejtojë proceset integruese dhe ta kthejë besimin e qytetarëve”.
“E kemi obligim të avancohet dialogu, të dëgjohen rekomandimet e shteteve mike – në fund të fundit ishin sponsorizues të pavarësisë së Kosovës”.
“Duhet të kuptojmë që zhvillimi ekonomik është si një raketë që sa më lart që ngritet, aq më shumë i minimizon problemet”.
Gërxhaliu foli edhe për taksën 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën tha se duhet të hiqet.
“Nuk duhet të merren vendime politike apo ekonomike pa një studim vizibiliteti apo pa një arsyeshmëri. Çdo vendim populist dhe pa analizë i ka efektet shumë më të dhimbshme se sa që mendohet. Kam qenë kritik i këtij vendimi dhe mund të them se Kosova nuk është dëmtuar vetëm në aspektin ekonomik. Këtë e tregon vet fakti që shtetet mike i kemi kundërshtarë të këtij vendimi, si dhe ka qenë një provokim për palën serbe – sot Kosova i numëron 16 shtete më pak që e njohin pavarësinë e Kosovës”.
“Është koha kur duhet të kemi kalkulime dhe të mos jetojmë nga populizmi”.