Gërxhaliu viziton komunën e Prizrenit, i kënaqur me qasjen e kryetarit Haskuka

Prizren | 28 Shk 2018 | 17:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, dhe drejtuesit e Odës Rajonale të Prizrenit, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, me të cilin kanë biseduar për avancimin e klimës për të bërë biznes në këtë komunë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se gjatë takimit u bisedua për çështjet ekonomike të cilat janë problem në qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin me Odën Ekonomike.

“Janë kërkesa për komuna të cilat besojmë që do t’i plotësojmë. U diskutua çështja e zonës ekonomike, do të mundohemi bashkarish me i adresu disa çështje të cilat kanë të bëjnë me ministrin dhe qeverinë e Kosovës që më pas të kemi funksionalizimin sa më të shpejt të zonës ekonomike. Më bashkëpunim të përgjithshëm mendoj se shumë komuna do të punojnë në të ardhmen. Do të punojmë bashkërisht me Odën Ekonomike në mënyrë që ti adresojmë çështjet ashtu siç duhet dhe që të kemi një zhvillim të mirëfillt ekonomik”, tha Haskuka.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se kjo komunë për Kosovën ka rëndësi multidimensionale.

“Kjo komunë me numrin e bizneseve është ndër komunat më të mëdha, në aspektin e kontributit për tatim pagim është ndër më të mëdhatë dhe besoj se kjo komunë meriton rrespekt dhe partneritet më të fuqishëm se sa që ka pasur deri më tani. Më befasoj fakti për një përgatitje të kryetarit me një qasje pro-biznes ku u biseduan disa tema që do të jenë të rëndësishme në shumë dimensione. E para ka të bëjë me një orientim të një ambienti biznesor më të favorshëm për bizneset ekzistuese. E dyta një trajtim më professional të zonës së lirë ekonomike. Ajo çka është më esenciale është se u bisedua për partneritetin që këto aktivitete të komunës të prezantohen dhe të promovohen”, tha Gërxhaliu.

Të ngjashme