Haskua emëron drejtoreshën për Gjeodezi dhe Kadastër, Totaj: Po injorohen profesionistët

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar pas emërimit nga kryetari i komunës Mytaher Haskuka, për Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër, Nora Kelmendin.

Totaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është edhe një hap tjetër i gabuar.

Postimi i plotë:

Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e paska emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë.

Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveç kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit.

Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryeyarit Haskuka.

Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shum më tepër se kaq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme