Pothuajse një pjesë e madhe e adhuruesve të muzikës së tyre kanë kërkuar një bashkëpunim të dyshes.
Bëhet fjalë për rep-artistët Mozzik dhe Getinjo, të cilët duket se kanë surprizuar fansat me vendimin e fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Getinjo ka publikuar një fotografi vëllanë e tij, ndërsa bën të ditur se po sjellin këngë.
“E kemi shkatërruar”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.
Sikurse edhe në disa projekte të tyre, edhe kësaj radhë për instrumentalin e projektit të tyre do të përkujdeset producenti Rrzon.
Menjëherë pas kumtimit të këtij lajmi, adhuruesit e muzikës së tyre kanë shpërthyer me komente pozitive.