Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ashtu si të gjithë kolegët e tij ka përjetuar një vit pa koncerte e ngjarje të ndryshme muzikore.
E duket se ky mos angazhim ka ndikuar që ai përgjatë tërë vitit të jetë në shtëpi, madje edhe natën e motmoteve si rrallë herë.
Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, reperi me prejardhje nga Ferizaj shkruan se më në fund pas pesë vitesh, po e feston Vitin e Ri 2021, nën gjirin e ngrohtë familjar.
“Lamtumirë 2020. Veç një faleminderit 2020 mundem ta bëj, për shkak se pas pesë viteve po e pres me familje Vitin e Ri. Përndryshe ki me qenë kujtimi më i keq i krejt njerëzve. Shko dhe mos u kthe oj lavire”, ka shkruar reperi në InstaStory.