Kandidati i LDK-së, për deputet Gëzim Hazrolli në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit ka qëndruar në Ratkoc të Rahovecit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hazrolli ka thënë se zhvilluan një takim të frytshëm me qytetarët, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për një Kosovë më të zhvilluar.
Postimi i tij i plotë:
Ratkoci i Rahovecit na priti me ngrohtësi, respekt dhe mbështetje të jashtëzakonshme.
Së bashku me Prof. Avdullah Hoti dhe kandidatët e tjerë, zhvilluam një takim të frytshëm me qytetarët, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë për një Kosovë më të zhvilluar.
Faleminderit strukturave të degës dhe banorëve të Ratkocit për besimin, mikpritjen dhe përkrahjen. Bashkë vazhdojmë drejt fitores!
✅ 35 – Gëzim Hazrolli
✅ 113 – LDK