Gëzim Hazrolli voton: Dilni votoni, çdo votë është e shenjtë

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Gëzim Hazrolli pasi votoi tha se ky është një moment vendimtar në demokraci që duhet të shfrytëzohet.

Por një nga momentet më të veçanta gjatë votimit, ai thotë të ketë qenë prania e nënës.

“Sot, bashkë me bashkëshorten, nënën dhe i rrethuar nga familja ime, e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. Moment i veçantë ishte prania e nënës sime, e cila na rriti, na edukoi dhe na qëndroi pranë në çdo rrugë që kemi marrë – në përpjekjet për ndërtimin, ngritjen dhe lartësimin e shtetit tonë. Është një moment vendimtar në demokraci që duhet shfrytëzuar. Çdo votë është e shenjtë dhe ka peshë reale në ndërtimin e një jete më të mirë, të cilën të gjithë e synojmë. Ju ftoj të dilni dhe ta shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës, për Kosovën që e duam dhe që e meritojmë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme