Gëzim Kelmendi e kërcënon me shkarkim Kryeministrin Hoti nëse i mbyllë xhamitë

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti sot në konferencë për media njoftoi se qeveria sonte do të mbajë mbledhje ku do të merren masa të reja anti-covid ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e xhamive dhe kishave.


Postimi i tij në Facebook:

Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!

Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19.

Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës.

Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!

Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës.

Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë.

Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.

Gëzim Kelmendi

Të ngjashme