Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik para banorëve të fshatit Barilevë. Ai u zotua se do të ndajë 6 milionë euro buxhet vjetor për bujqësi, raporton Ekonomia Online.
“AKR është parti që ka shtrirje në Prishtinë. Këtë kemi dëshmuar me nënkryetarin e komunës se jemi në shërbim të qytetarëve. Jemi munduar të jemi sa më afër qytetari. Ne po shohim zhvillim dhe investime. Puna të cilën e kemi bërë ka një dëshirë e cila të bënë të qetë dhe në një formë po dalim ballëhapur. Barileva është e njohur jo vetëm me emra kombëtar por janë njerëz punëtorë sidomos pjesa e bujqësisë e bënë vend me traditë. Fokusi ynë është në drejtim të bujqësisë. Momentalisht buxheti ka qenë i limituar por me ardhjen time zotohem se bujqësia do të ketë 6 milionë buxhet vjetor. Kjo është ardhmëria e qytetit të ketë produkte të shëndosha. Me anë të teknologjisë informative do t’i ndihmojmë bujqit dhe të kenë përfitime. 2017 na vinin do sondazhe të porositura. Por zotëri Pacolli doli 11.5 dhe e njëjta gjë do të jetë tani”.
Ndërsa, Mehmeti theksoi se koncepti i tyre ka të bëjë me bashkëqeverisje.
“Ne e kemi një qendër monitoruese që do të jetë në bashkëqeverisje. Unë do të fokusohem te subvencionet. Në këtë qendër do të jem unë, qytetarët, mediat dhe shoqëri civile. Dikush dëshiron të aplikojë për subvencion në bujqësi do të jetë çdo gjë me transparencë. Sot kemi një telefon të mençur dhe do të bëhet çdo gjë online. I kemi 5 kërkesa që do t’i realizojmë në Barilevë, rregullimin e fushave sportive, urat. Po ashtu, funksionalizimin e morgut dhe riorganizimin e varrezave te qytetit. Do të jemi gjithmonë shërbim të qytetarëve të kësaj pjese”.
Ai tha se 5 rrugë kanë me u përfundu me zhavorr në këtë pjesë të Barilevës.
Nënkryetari i AKR, Selim Pacolli, ka thënë se i di kërkesat e banorëve të Prugovcit dhe Barilevës duke theksuar se kanë shtruar 912 rrugë për 4 vjet
“Unë i di kërkesat edhe të Barilevës edhe të Prugocit. Mirëpo jemi munduar që secilit qytetarë t’i gjendemi afër. Janë 912 rrugë që janë ndërtuar brenda 4 vjetëve. Sot kishe me qenë mirë të flasim për projekte të tjera. Duhet së paku tua ofrojmë qytetarëve tonë infrastrukturën, shkollat, çerdhet. Kemi punuar me plot përkushtim për qytetarë. Ne kemi nevojë edhe ëpr një mandat që viseve rurale t’ia kthejmë dinjitetin”.
Ai premton se kërkesën e qytetarëve sa i përket ujit do t’i shkojë deri në fund, duke shtuar se ditën e djeshme janë ndarë 160 mijë euro për ura.
E kandidati për asamble komunale, Fatos Dili, tha se është familjarizuar me banorët e Barilevës duke theksuar se investimi duhet të shkojë edhe në sport.
“Aq jam familjarizua kom gjet përkrahje sidomos prej Jetonit në Barilevë. Kemi ardhur në këtë vend për më shumë sport dhe e ka po ashtu një klub të futbollit. Ne kemi bërë një nismë interesante dhe do t’i japim ndërresën e parë këtij klubi. Durimi është nismëtari për këtë iniciativë mbi 700 rrugë janë shtruar në pjesë rurale”.