Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka shpalosur programin e tij politik para banorëve të fshatit Ballaban e atyre të Koliqit, raporton Ekonomia Online.
Kandidati, Gëzim Mehmeti para banorëve, ka thënë se do të ndërtojë institutin e bletës dhe atë të bimëve mjekësore.
“Prej 2018 kur kemi fillu me ndërtua rrugë 400 shtëpi më së paku janë ndërtua në 38 fshatra të Gollakut mos të flasim pastaj për investimet në Bujqësi, Blegtori e Bletari. Gollaku është një vend me potencial të madh dhe zotohem se me ardhjen time do të ngris buxhetin për sektorin e bujqësisë nga 1 milion në 6 milionë euro, do të ndërtoi Institutin e Bletës dhe institutin për bimët mjekësore”.
E nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se prioritet i tyre mbeten investimet.
“2000 kilometra rrugëni kemi ndreq, a janë të mjaftueshme e dimë që 20 rrugë janë të nevojshme me intervenua. E kemi Gëzimin dhe qëllimi është investimet”.
Ndërsa, Xhemajl Haliti, banor i Ballabanit ka falënderuar Mehmeti, pwr rregullimin e rrugws.
“Para dy muajve kur ka dal Gëzim Mehmeti nuk ka pritu ka hi nëpër lloq dhe kur e ka pa këtë rrugë në gjendje të mjerueshme tha Xhemail po të premtoj që në muajin tetor ke me kaluar me makinë, me ju than të drejtën nuk kom besuar se jam mësu prej njerëzve para tij që kanë qenë, dhe ja siç po e shihni tash u bo realitet dhe jam shumë mirënjohës”.