Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit të kaluar.
Rezultatet u vonuan për shkak të akuzave për manipulim të votave.
Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Hawa Alam Nuristani, tha të martën se Ghani është rizgjedhur president me 50.64 për qind të votave.
Sipas saj, rivali kryesor i Ghanit, Abdullah Abdullah, ka dalë i dyti me 39.52 për qind.
Kundërshtarët e Ghanit thonë se zgjedhjet e 28 shtatorit janë përcjellë me mashtrime masive dhe probleme teknike, për shkak të pajisjeve biometrike që janë përdorur për votim.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë po ashtu e ulët – me vetëm 1.82 milion vota të numëruara.
Pothuajse një milion vota u hodhën poshtë për shkak të parregullsive.
Afganistani ka rreth 37 milionë banorë dhe 9.6 milionë votues të regjistruar.