Ish-trajneri më i dashur i shqiptarëve, Gianni de Biasi ka shkundur ditën e sotme votën e tij në qendrën e votimit në Tiranë, pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Trajneri ka pritur në radhë për të votuar, si gjithë qytetarët e tjerë.
Më pas ai ka përshëndetur komisionerët, ka marrë fletën e tij dhe i qetë ka shkuar në dhomën e fshehtë e më pas ka hedhur votën në kutinë e votimit.
Kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. E njoh shumë mirë dinamikën e këtij vendi. Nëse nuk më përzini do të jem ende shtetas shqiptar. Isha i qartë në idetë e mia përpara se të votoja. Faleminderit!”, – tha de Biasi përpara gazetarëve.
Kjo ishte hera e parë që De Biasi votoi një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”