Rama: Menjëherë do t’i vazhdojmë reformat dhe të krijojmë vende pune

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 08:32 | Nga

Partia Socialiste në Shqipëri dje është shprehur e përkushtuar për pastrimin nga gjyqtarët e korruptuar, krijimin e vendeve të reja të punës dhe goditjen e tregtisë me kanabis, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi rezultatet finale të zgjedhjeve të 25 qershorit konfirmuan fitoren e kësaj partie.

Klement Zguri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se rezultatet zyrtare preliminare, tregojnë se socialistët i fituan 48% të votave, apo 74 vende në Kuvendin e Shqipërisë me 140 deputetë.

Partia Demokratike opozitare i fitoi 29%, apo 43 vende deputetësh, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, doli e treta duke fituar 14% të votave dhe 19 deputetë.

Partia Demokreatike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë akuzuar Partinë Socialiste për blerje të votave në këto zgjedhje, ku dalja në votime ishte 46.72%, që konsiderohet e ulët, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

Partia Socialiste i ka hedhur poshtë akuzat.

“Pas mandatit tonë të parë, mbetet shumë punë për tu bërë dhe ne planifikojmë që menjëherë t’i kthehemi punës, t’i vazhdojmë reformat, ta zgjerojmë ekonominë dhe të krijojmë vende pune”, tha lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme