UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë. Ai është italiani Gianluca Rocchi. Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë. Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në […]
Gianluca Rocchi do të gjykoj ndeshjen Çeki – Kosovë

UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë.
Ai është italiani Gianluca Rocchi.
Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë.

Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat, transmeton telegraf. Italiani këtë edicion ka gjykuar ndeshjet kryesore të Serie A, përfshirë edhe atë Inter – Juventus.











