Gianluigi Donnarumma rezulton pozitiv me koronavirus

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain po përjeton një shpërthim Covid-19 në skuadër dhe rasti i fundit që u zbulua ishte portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Pas Sergio Rico, Bitumazala, Juan Bernat, Lionel Messi dhe Danilo Pereira, tashmë është raportuar se Donnarumma ka edhe Covid-19.

Kjo situatë do të bëjë që trajneri Mauricio Pochettino të vë bast për Keylor Navas për ndeshjen e fundjavës kundër Lyonit.

Portieri italian tashmë do të jetë në izolim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme