Reali interesohet për Donnarumman

<> on September 8, 2019 in Tampere, Finland.
Prishtinë | 11 Shk 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë të sukseseve në sezonet e fundit, portieri italian mund të largohet nga “Rossoneri” gjatë verës

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni.

Portieri italian është lodhur duke pritur dhe sukseset e trofetë me “Rossoneri” nuk e kanë ndërmend të arrijnë.

Çështja e kontratës në mes të futbollistit dhe klubit nuk është zgjidhur ende, prandaj përfaqësuesi italian mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar.

Interesim për 20 vjeçarin ka shfaqur Real Madridi, i cili nuk është gjithaq i kënaqur me portierin aktual, Thibaut Courtois.

Krahas “Los Blancos”, interesim për Donnarumman kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Paris Saint-Germaini./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme