Giorgio Armani ka anuluar sfilatën e koleksionit vjeshtë – dimër 2020 njëherësh është bërë stilisti i parë italian që merr këtë vendim.
Shkak për këtë vendim të tij është bërë përhapja e Coronavirusit në Itali.
Marka ka njoftuar publikun se koleksioni do të prezantohet “me dyer të mbyllura” në një pasarelë të boshatisur dhe të gjithë mund ta ndjekin ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi.
“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, është shprehur një përfaqësues i markës së famshme.
Sipas raportimeve, ka 79 raste të konfirmuara të virusit në Itali, ndërsa deri tani ka edhe dy vdekje nga kjo sëmundje.
Ndërkaq, e diela e sotme është dita e fundit e Javës së Modës në Milano, ku prej të hënës do të nis Java e Modës në Paris.