Dëmtimi i rëndë i gjurit i David Alabas e ka shtyrë Real Madridin të kërkojë përforcime në janar dhe raportohet se Giorgio Scalvini ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll.
Alaba pësoi lëndim të ligamentit të kryqëzuar në minutën e 35-të në fitoren 4:1 ndaj Villarrealit të dielën në mbrëmje, një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.
Kjo ka reduktuar më tej opsionet e Carlo Ancelottit në vijën e mbrojtjes, me Eder Militao gjithashtu jashtë me një problem të ligamentit të kryqëzuar.
Kjo mund ta shtyjë presidentin e klubit, Florentino Perez, të investojë në afatin kalimtar të janarit për të sjellë një përforcim shumë të nevojshëm.