Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud, ka hedhur edhe një herë dyshim rreth së ardhmes së tij në Stamford Bridge.
Francezi kësaj here ka pranuar se ka oferta nga klube të tjera, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.
32 vjeçarit kontrata e tanishme i skadon në verën që vjen. Giroud është përballur me mungesë të hapësirës që prej transferimit të tij nga Arsenal, e kjo është cenuar edhe më shumë pas ardhjes te Chelsea në janarin e kaluar të sulmuesit Gonzalo Higuain.
“Frustrohem kur nuk jam në fushë. Nuk e di nëse do të jem edhe sezonin e kaluar këtu. Duhet të flisni me Marina Granovskaia. Dua ta shijojë futbollin. Duhet të vendoset në fund të sezonit”, ka thënë Giroud, para gazetarëve.
“Po, kam pranuar oferta nga klubet tjera, por nuk mund të them ende se cilat janë ato. Jam i fokusuar në Chelsea”.