Olivier Giroudin e Chelseat si lojtar për përforcimin e sulmit, raportohet se ka identifikuar edhe Barcelona.
Largimet e shumta të lojtarëve nga Barcelona, ka shtyrë drejtuesit e merkatos së katalunasve që të mendojnë për përforcime të reja.
Pas largimit të Munir El Haddadit në drejtim të Sevillës, Barça ka mbetur me vetëm një qendërsulmues, Luis Suarezin.
Në këtë pozitë mund të luajë edhe Lionel Messi, por Ernesto Valverde dëshiron të përforcojë sulmin me Giroudin.
Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barça tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit francez.