Nora Gjakova (-57kg) dhe Distria Krasniqi (-52kg) sot kanë shkëlqyer në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Nora Gjakova në ndeshjen e parë e ka mposhtur me Ippon garuesën nga Azerbajxhani, Ichinkorloo Munkhtsedev.
Në ndeshjen e dytë Nora mposhti me Ippon edhe Britanezen, Acelya Toprak.
Pas një lufte të gjatë e të fortë në xhiron e tretë Nora mposhti me Wazari Portugezen, Telma Monteiro, hiç me pak se medalistën Olimpike nga Rio 2016 dhe 5 herë Kampionën Evropiane.
Në gjysëmfinale Nora u përball me Rusen, Anastasiia Konkina, të cilën e mposhti me Ippon për një minut e gjysëm.
Në finale ajo mposhti me Ippon Gjermanen, Theresa Stoll, për të u shpallur Kampione Evropiane.
Distria Krasniqi në ndeshjen e parë mposhti me 3 denime për Ippon, Polaken, Karolina Pienkowska.
Në ndeshjen e dytë Distria mposhti me Wazari dhe 3 denime për Ippon, Hungarezen, Reka Pupp.
Në gjysëmfinale ajo u përball me Turken, Irem Korkmaz, të cilën e mposhti me 3 denime poashtu për Ippon.
Distria në finale humbi me Ippon nga garuesja Ruse, Natalia Kuziutina.
Nesër ndeshet Akil Gjakova (-73kg) dhe pasnesër Loriana Kuka (-78kg), garat fillojnë nga ora 11:00.