Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjakovë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetimet e duhura.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese”, thekson policia.