Gjakovari i dehur arrestohet pasi rrah djalin e tij

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Në minutat e parë të të mërkurës, është arrestuar një person në Gjakovë pasi në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 20.12.2023 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme