Stacioni Policor në Gjakovë ka njoftuar për arrestimin e një mashkulli 27-vjeçar, i cili më 31 korrik kishte raportuar në polici kinse ishte ndaluar nga persona të maskuar e të cilët nën kërcënimin e armëve i kishin grabitur një shumë parash.
Hetuesit në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me policë të Stacionit Policor Gjakovë, kanë gjetur se personi i cili kishte raportuar rastin “grabitje”, në fakt ka kryer vepër penale të “Lajmërimit apo kallëzimit të rremë”. Kjo është pranuar edhe nga vetë personi, tashmë i dyshuar.
“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është liruar dhe ndaj tij do të ushtrohet kallëzim penal”, njofton policia.