Është arrestuar një i dyshuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se viktimës femër i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.