Gjakovë, mësimdhënësi dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënësve

| 22 Jan 2019 | 13:57 | Nga

Kërkesë për paraburgim ndaj mësimdhënësit që dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënësve të tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit  B.V., për shkak se injëjti dyshohet të ketë kryer  veprën penale “keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare” nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 të KPRK-së.

I pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “MazllumKëpuska”,  në Gjakovë, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka filluar ngacmimin seksual ndaj  27 nxënëseve të një klase/paralele,  në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i  ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri  ka përmbushur elementet e  veprës  penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme