Policia e Kosovës është duke kryer hetime në mënyrë intensive për të zbardhur detajet e aktit të mbrëmshëm kur një burr në Gjakovë qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij 50 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj, ndërsa ka theksuar se dyshimet e para të këtij rasti çojnë në vrasje aksidentale:
”Fillimisht dyshimet e para janë si vrasje aksidentale nga burri i saj por ne jemi duke vazhduar hetimet intensivisht e më pas do shohim rezultatet përfundimtare”, është shprehur ai.
Rasti ka ndodhur në lagjen Kolonia në Gjakovë, ndërsa në lidhje me këtë ende nuk ka të arrestuar.