Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, pas mbledhjeve të datave 02, 03, 04, 08, 09 dhe 10 maj 2017 dhe në bazë të Rregullores për Licencimin e Klubeve për garat ndërkombëtare ka marrë këtë vendim që të licencohen katër nga gjashtë klubet që kishin aplikuar:
KF Trepça 89 merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
FC Prishtina merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Llapi merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Feronikeli merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Besa nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18
KF Liria nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18.