Dihet që frutat janë të domosdoshme për trupin tonë.
Por nuk duhet të harroni se lëngu i frutave të freskëta i bërë në shtëpi është më shumë i ushqyeshëm se sa ai i konservuari nëpër shishe, transmeton Klan Kosova.
Përveç konservantëve, aroma e lëngut në shishe nuk është aspak e freskët si ai i frutave të saposhtrydhura. Më poshtë do t’ju paraqesim disa lloje lëngje frutash dhe përfitimet e tyre për trupin:
1. Lëngu i mollës
Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.
2. Lëngu i kajsisë
Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.
3. Lëngu i manaferrës
Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, ??dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.
4. Lëngu i rrushit
Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.
5. Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.
6. Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.
Disa përzierje frutash, apo lëngjesh të tyre. Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm
1. Përzierja e xhenxhefilit, karotave dhe mollëve është efikase për një organizëm të shëndetshëm.
2. Mollët, kastravecët dhe selinotë parandalojnë kancerin, ulin kolesterolin dhe heqin dhembjen e kokës, si dhe eliminojnë ndjesinë e përzierjes.
3. Domatet, karotat e mollët përmirësojnë lëkurën dhe rregullojnë frymëmarrjen.
4. Mollët dhe qumështi reduktojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.
5. Portokajtë, xhenxhefili dhe kastraveci përmirësojnë lëkurën dhe reduktojnë nxehtësinë e trupit.
6. Mollët, kastraveci, kivit përmirësojnë lëkurën.
7. Lëngu që del nga përzierja e dardhës dhe bananes rregullon përmbajtjen e sheqerit.
8. Karotat, mollët, dardhat dhe mangot neutralizojnë toksicitetin, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë oksidizimin.
9. Nektarinat, bostani dhe qumështi, të pasura me vitaminë C e B2, rrisin imunitetin e trupit.
10. Papaja, ananasi dhe qumështi, të pasura në vitaminë C, E, hekur, përmirësojnë lëkurën dhe metabolizmin.
11. Bananet, ananasi dhe qumështi parandalojnë kapsllëkun.