Rreth gjashtë mijë familje për një ditë kanë pritur që të marrin ushqim falas në Shtetet e bashkuara në kohën e krizës së shkaktuar nga Coronavirusi.
Në fotografitë e bëra nga ajri shihen mijëra vetura të radhitura në San Antonio të Teksasit gjatë organizimit për dhurim të ushqimit falas, shkruan “Daily Mail”.
Familjet në nevojë priten disa orë për të marrë pemë e perime të freskëta dhe ushqime të përpunuara, që është bërë vështirë të gjenden në dyqane të zakonshme.
Këto radhë të pritjes janë bërë më të shpeshta prej fillimit të përhapjes së pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Pamje të tilla ka pasur edhe në Florida dhe Pennsylvania në dy javët e kaluara.