Gjashtë mijë të prekur nga gripi sezonal

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 08:37 | Nga

Drejtori i Qendrës së mjekësisë familjare në Ulpianë, Bujar Lila, i cili njëherit është dhe mjek i kësaj qendre, ka thënë se gripi sezonal, dita e ditës në vend është duke u rritur por që ka dhe mungesë vaksinash.

Lila, duke shtuar tha se vetëm në muajin e kaluar këtë qendër në shërbimin pediatrik, kanë vizituar 6 mijë pacientë.

”Në bazë të numrit të pacientëve, dukshëm ka pacientë, derisa stafi mjekësor është i pamjaftueshëm për këtë sasi të pacientëve”.

”Bëhet fjalë për një grip sezonal, por që nga instituti shëndetësor nuk është shpallur si epidemi por që ngjan me të”.

”Katër qendrat tona punojnë 24 orë dhe numri i pacientëve është dukshëm i rritur”.

”Në Qendrën e mjekësisë Familjare në shërbimin pediatrik, muajin e kaluar ka pasur 6 mijë pacientë. Por përveq pacientëve të regjionit të Prishtinës, vijnë dhe të tjera vendeve”.

Dr. Bujar Lila poashtu kërkoi për të gjithë qytetarët që të i përmbahen disa rregullave për të parandaluar këtë grip sezonal.

”Gripi përhapet përmes kontaktit ajrogjene, skuqje të syve, komplikime të rrezikshme si të mushkërive, teshtitje etj”.

”Më të rrezikuar janë grup moshat e fëmijëve, të moshuarve si dhe shtatzaneve me imunitet të dobët kryesisht”.

”Jam cdo herë adhurues i preventives se sa kuratives”.

”Të evitohen vendet me numër të madh të popullatës, të mbahet higjiena saktësisht, pastrimi duarve, të përdoren ushqimet që kanë vitamin C dhe pemët, supë, antibiotikët mos të përdoren pa këshillën e mjekut etj”, ka përfundaur Lila. (KlanKosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme