Gjashtë muaj burgim, dyshohet se infektoi deri 80 persona me Coronavirus

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Një jug-korean i akuzuar se ka gënjyer autoritetet për punën e tij dhe vendndodhjen e kontaktet e tij pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, është dënuar me gjashtë muaj burg, ka njoftuar agjencia Yonhap sot.

Rasti ligjor është i profilit më të lartë në angazhimin e Koresë së Jugut për të gjurmuar e karantinuar të dyshuarit me koronavirus.

Gjykata në Incheon ka thënë se 24-vjeçari ka penguar gjurmimin e kontakteve duke gënjyer së paku në 20 raste dhe ka shkaktuar “dëme të mëdha ekonomike e sociale dhe frikë në mesin e anëtarëve të komunitetit”, raporton Yonhap.

Ai akuzohet se nuk ka treguar se ka dhënë mësim në një shkollë në Incheon pasi ishte testuar pozitiv me koronavirus në maj. Prokurori kishte kërkuar dy vjet dënim, duke thënë se së paku 80 të infektuar mund të gjurmohen tek ai.

Sipas agjencisë Yonhap, personi i ka kërkuar falje gjykatës, duke thënë se nuk e ka kuptuar seriozitetin e veprimit të tij, raporton agjencia Reuters.

Korea e Jugut ka regjistruar 69 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka arritur në 24.422, nga të cilët 427 kanë përfunduar me fatalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme