Një i dyshuar është arrestuar pasi plagosi gjashtë policë në një shkëmbim zjarri në qytetin amerikan Filadelfia.
Sipas mediave, besohet se emri i sulmuesit është Maurice Hill.
Një betejë me armë shpërtheu midis policisë dhe një burri me revole rreth orës 16:30 me kohën lokale.
Policët po shërbenin një urdhërarrest të lidhur me drogë në një shtëpi në lagjen Nicetown-Tiago në Filadelfia kur sulmuesi hapi zjarr.
Kjo situatë zgjati pasi policia nxiti personin e armatosur të dorëzohej.
Një video e publikuar në mediat sociale me sa duket tregon të dyshuarin Maurice Hill, duke lënë shtëpinë me duart e tij në ajër.
Avokati i të dyshuarit Shaka Johnson, i tha CBS3 se ai ndihmoi policinë të negociojë dorëzimin e Hill.
Një ekip i Swat shpëtoi dy oficerë dhe tre të tjerë që u bllokuan brenda shtëpisë me personin e armatosur, tha policia.