Gjashtë raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Prishtinë | 04 Qer 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19. 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës. 

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

Nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190. 

Në total numri i rasteve aktive është 57.

Të ngjashme