Gjashtë shpërthime bombe plagosën të paktën katër njerëz në tre vende në Bangkok të premten, pasi kryeqyteti i Tajlandës mbajti një takim të sigurisë së Azisë Juglindore me diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe fuqi të tjera botërore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale, në dy zona pranë Bangkok-it qendror.
Një shpërthim i tretë u dëgjua menjëherë pas kësaj në një kompleks qeveritar që priti disa ministri në anën veriore të qytetit.
Katër persona u plagosën, tha Qendra Mjekësore Erawan, duke shtuar se ‘asnjë nuk është serioze dhe të gjithë po marrin kujdes mjekësor në spitale’. /Telegrafi/