Gjashtë të arrestuar për mos respektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej gjashtë raste të mos respektimit të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, ku disa pronarë kanë hapur lokalet e tyre pavarësisht vendimit të Qeverisë të mos punohet.

Tri nga këto raste kanë qenë në Fushë Kosovë, ndërsa tri të tjera në Podujevë.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 23.03.2020 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. I dyshuari është hasë në kafiterinë e tij, duke punuar në të cilin lokal kishin qenë edhe disa persona, për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

“Fushë Kosovë 23.03.2020 – 21:30.  Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar  është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me përhapjen e pandemisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Fushë Kosovë 23.03.2020 – 21:30.  Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar  është hasur duke punuar në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar ,është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Në të njëjtën kohë, edhe një raportim tjetër pati në të njëjtën kohë për një lokal në Podujevë, i cili u hap për të punuar, pavarësisht vendimit.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.03.2020 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me pandeminë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme