Gjashtë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën Skenderaj-Klinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Skenderaj — Klinë segmenti rrugor zona e fshatit Rezallë e Re”, ka thënë Zahiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara gjashtë persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.